Vrull

Zef Serembe

                Zef Serembe

 

Zef Serembe

Vrull

Zogj të bukur këndojnë me hare,

po zemra do t’më plase mua në gji.

I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,

mërzitem në katund, në vetmi.

 

Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,

që zgjon në trutë e mi mendime shumë,

e shqetësimi zemrën time çjerr,

aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

 

Arbëri matanë detit na kujton,

se ne të huaj jemi te ky dhe.

Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,

që nga turku mbetem pa mëmëdhe…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Zeqir Gervalla
Zeqir Gërvalla

  Zeqir Gërvalla                 U lind   më 15 maj 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm të Llapit. Përfundoi studimet për...

Close