Mall

Ismail Kadare

                  Ismail Kadare

Ismail Kadare

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

1976

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in ismail, kadare, mall, pika
lule malli
Ndiej mall

Nga Blerina Suli lule malli   Ndiej mall Ndiej mall dhe dëshirë për të qenë brenda një malli ndiej mall...

Close