MIRËSEERDHE, GRUAJA IME E MIRË, MIRËSEERDHE!

MIRËSEERDHE, GRUAJA IME E MIRË, MIRËSEERDHE!
Nazim Hikmet
Mirë se erdhe, gruaja ime e mirë, mirë se erdhe!
e di se sa shumë je lodhur
po si mund të ti laj unë ty këmbët
kur këtu nuk ka as ujë trëndafilash as komblik argjëndi
e di se sa shumë ke etje
po unë nuk kam as një limonatë të freskët për ty
e di se sa shumë ke uri
po unë nuk mund të bëj gati për ne të dy
një tavolinë me mbulesë borë të bardhë
dhoma ime është barkthatë dhe e burgosur
njësoj si vendi ynë e mira ime.
Mirë se erdhe, gruaja ime, mirë se erdhe!
Sapo fute këmbën në qelinë time ti
çimentoja u bë kopësht i lulëzuar
Sa fillove të buzqeshësh
trëndafilat lulëzuan në çast mbi hekurat e dritares
sapo fillove të qash
lotët filluan të rrokulliseshin e u bënë
perla mbi pëllëmbët e mia
pasanike e madhe je, sa zemra ime
e shtrenjtë sa liria
dhe burgu im gjithë kohën sa do të rrish me mua.
Mirë se erdhe, gruaja ime e mirë, mirë se erdhe!

Përshtati në shqip: Petrit Sulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.