NË KLASË TË MËSUESES BARBARA ANN

Zeqir Gervalla

                                        Zeqir Gervalla

Tregim i përjetuar 

                                    NË KLASË TË MËSUESES BARBARA ANN 

Nga: Zeqir Gërvalla

( LOTËT E MARISOLLËS )

Ishte mesi i muajit Nëntor. Të ftohtit kishte filluar të hynte në çdo skutë të mundshme së bashku me një erë të forte, që këtu s’di si ta quaj… Me atë ditë që u përzumë tej Kosovës sonë martire para tytave të barbarëve serbo-karpationë, thuajse kam humbur orjentimin… Më s’po… s’po di mirë nga bie Lindja,Jugu,Veriu apo Perëndimi! Di… Di vetëm që jam gjallë. Di, se, deshte s’deshte duhet jetuar… duhet qëndruar… unë,njeriu i pritjeve të gjata! Andaj,vuaj e pres, e shpresoj… Shpresoj, se “vetëm të vdekurit s’mund të shpresojnë…” për këtë botë…! Pra,vuaj, shpresoj e pres…

E, çfarë pres? Pres pritjen time. Pritjen e madhe. Të popullit tim. Të popujve… të njerëzimit. Pres pritjen e pritjeve. Dritën e dritave… me rreze dashurie – dhuratë nga Perëndia, që në këtë botë quhet LIRI e, në botën tjetër AMSHIM…

* * *

Po,këtu, në Amerikë, Bronx të Nev York-ut bën shumë ftohtë. Kuptohet, jashtë… se, brënda  në apartamente është ngrohtë. Uji, rryma e ngrohja  nuk mungojnëjë, thuajse, asnjëherë. Por, në zemrat e ne refugjatëve janë përzier akull e zjarr, dhembje e mall…

Para dy javësh nga klasa e mësueses Meri, biondinë e syshkruar, gjithnjë me buzë në gaz,pa dëshirën e saj unë dhe ime shoqe, Hana, u larguam… Nga kati i dytë zbritëm në katin e parë ( ku mësimi i kursit të anglishtes kishte filluar mbase dy muaj më vonë ), sepse e kishim shumë të vështirë t’i zëmë në mësime ata kursistë të katit të dytë… meqë ne s’kishim arritur të regjistrohemi me kohë… Pra mësueses së bukur Meri i erdhi shumë keq për largimin tonë, kurse mësusja Barbara Ann u gëzua që iu shtuan edhe dy nxënës në klasën e saj. Ndërsa, mua dhe Hanës na vinte keq nga mësuesja Meri, dhe, sikur na u shtua edhe një brengë. U futëm në një shoqëri të re, të panjohur deri atë ditë, por më afër fillimit të mësimeve, si fillestarë që ishim. ( Zatën,unë, për veten time kurrë në jetë s’kam dashur të shpërblehem nga njerëzit më shumë sesa e kam merituar ); megjithatë masën e saktë meritore e di vetëm Krijuasi i gjithësisë. E, ne njerëzit…

* * *

Edhe këtu, në katin e parë, në klasën e mësueses Barbara Ann është mirë. Edhe kjo shpjegon bukur e me pasion. Vërtet, këtu mësueset e këtij kursi mësimor në këtë Kishë të kësaj qendre të New York-ut në Bronx të quajtur St. Rita’s ( themeluar nga drejtoresha e nderuar Jeane Marshall, e shpërblyer me mirënjohje: Heroinë e muajit Dhjetor ’99 nga presidenti Clinton ) sikur bëjnë gara se cila mësuese po sillet më mirë, se cila po i mëson nxënësit më mirë. Ani, them nxënësit! Po çfarë nxënësish se? Nxënës të të gjitha moshave, kombeve, besimeve e racave… Mirëpo, më së shumti, në këtë rast, në këtë kurs jemi shqiptarë refugjatë nga Kosova,pastaj nga gjysma e Atdheut tonë të shtetëzuar – Shqipëri-jona, si dhe nga vende tjera… nga Spanja, Kina, Arabia… E, si për kurizitet, në këtë klasë vetëm tre mashkuj jemi, dy shqiptarë dhe nje kinez, ndërsa të tjerët janë femra, 14 gra e vajza të reja… Kinezi, një kineze dhe unë jemi më të moshuarit në klasë. Ndësa mosha mesatare e tjerëve sillet nga të pesëdhjetat e deri te Albana 16-vjeçare… kuptohet, të rinjtë po janë më të freskët… Po dinë dhe po mësojnë më mirë. Kjo edhe është një shenjë e mirë – pasqyrë dhe synim për një ardhmëri më të lumtur.

* * *

– Sot po flasim për P a v a r ë s i n ë  e Amerikës,- filloi mësimin mësuesja  Barbara Ann , me një ton zëri të ëmbël e krenari në ballë e sy që i reflektohej së bashku me fjalët dhe lëvizjet e duarëve mbi Hartë… të Amerikës së lirë e të bukur. Barbara Ann është edhe motër Nderi. Prandaj, edhe është aq modeste në sellje dhe në veshje. Është shumë e  natyrshme dhe e këndshme në çdo lëvizje. Por, edhe e shkathtë, njohëse e mirë jo vetëm e  lëndës se vet, me një fjalë-është admiruese e madhe e diturisë. S’është e ngjyer dhe e lyer, siç i themi ne në Kosovë. Është rreth të dyzetave, përkushtuar me shpirt arsimit,diturisë, humanizmit njërzor dhe besimit fetar…

– … Edhe Amerika ishte dikur e robëruar, koloni e Anglisë… ( Këto fjalë të saj sikur më zgjuan nga një përsiatje e thellë mërgimtari… ) – Por, bijtë e saj të ditur, atdhetarë e trima u ngritën një ditë… kuvenduan mesvete dhe u besatuan të luftojnë me jetë, me nder e me besim në ZOT për PAVARËSI… Dhe, njëzërit nxorën Deklaratën e Pavarësisë, për të cilën u betuan se do t’i përmbahen me qëndrim, me nderim dhe me jetë e vdekje për realizim të plotë të Saj, gjithnjë me besim në Zot, në vetvete, në njëri-tjetrin dhe në  f i t o r e ; po… para 223 vjetësh u nxor Deklarata e Pavarësisë… Luftë  kundër kolonizatorëve… Luftë Veri e Jug… Luftë për liri… luftë për bashkim… Luftë për drejtësi… për shtetësi… për ligj e institucione të reja, të lira, të forta, demokratike… Dhe, nga 13 shtete te asaj kohe që figuronin, ( nënshkruese me përfaqesuesit e vet në Deklaratë…) sot jemi 50 shtete… Ja, Flamuri ynë! Me 50 yje… Ja, Statuja e Lirisë.. Zoti e bekoftë Ameriken! – në fund shtoi me zemër e shpirt këtë lutje mësuesja Barbara Ann.

E, ne… nxënësit e klasës…secili në mënyrën e vet, ishim bërë sy e veshë e dëgjonim… dhe, ashtu të thelluar, aq sa kuptonim (sepse, asnjëri prej nesh s’e dinim mirë anglishten, pra ishte fillimi… por, kur është fjala për liri e pavarësi, sikur na ishin të qarta të gjitha…) Sepse, gjaku e loti i ne shqiptarëve për pavarsi e liri ende s’ishte tharë… Ende rridhte… rridhte … Ende s’ishin hapur të gjitha varrezat masive… që na i shkaktoi satanoSerbia në Trojet tona iliro-shqiptare, në pragjet tona mijëravjeçare… Prandaj, aromën e lirisë ende s’e kishim shijuar e përjetuar siç e kishim gjakuar e ëndëruar ndër vite e shekuj… Oh, të ndarë… të përqarë… të shtypur e të copërtuar mish e kockë… trup-shpirt-kokë e tokë… E, bota…? Evropa? Eh, Evropa…!!! Po, më në fund, deshi Zoti NJë e, na e dërgoi Ameriken e fortë… që dirigjon në botë… Po, Amerika, mikja jonë e mire, e pa ku po derdhet gjaku e loti… i nënave… shtatëzënave… fëmijëve… pleqve… Dëgjoi zërin e dhëmbjes së Kosovës… krismat e UÇK-së… thirjet dhe trimëritë e ushtarëve të lirisë… Amanetet e dëshmorëve… i ndjeu në thellësi… Dhe, me frymëzim nga Zoti na doli në ndihmë… e, me urdhër të Kryetarit të Saj, njeriut të urtë e trim, vizionar-humanitar, burrit botëror Bill Clinton: NATO-ja ndihmon UÇK-në ( krenarinë tonë kombëtare ), duke sulmuar Serbinë okupatore – barbare… Ja, kështu, Amerika mikja jonë e fortë e bëri Kosovën të frymojë e lirë pa barbarë serbë mbi kokë… E vuri në rrugë e në shtek të pavarësisë…

Të gjitha këto si n’shirit filmi mu shfaqen në mendje.në kokë… në shpirt… për një çast… në ato çaste shpjegimi të mësueses së nderuar për Pavarësinë e Amerikës…

– Edhe ne, në këtë muaj, më 28 Nëntor e kemi festën e Flamurit, – foli dikush prej nesh kur mësuesja heshti një copëz herë

– Vërtet, – ndërhyri me plot interesim mësuesja Barbara. A e keni ndokush me vete Flamurin tuaj? – pyeti duke na shikuar të gjithëve me radhë. Albana e re, na e hudhi të gjithëve një vështrim dhe, pastaj sikur u sigurua me pajtimin e syve tanë, uli sytë dhe, nga çanta me

respekt e dashuri, ashtu prajshëm e qetë-qetë nxori Flamurin tonë Kuq e Zi me Shqiponjen

dykrenare të vizatuar e të qëndisur bukur nga duart e saj të njoma si të Marigonës dhe ia lëshoi mësueses lehtë ne dorë… Mësuesja sikur u shtëng në fillim… Pastaj, e mahnitur filloi ta shikojë vetë në dorën e saj… Ndoshta, harroi që ishte në klasë para nxënësve… para… para shqiptarëve të etur për liri… – Sa i bukur! Sa i bukur!…  – përshpëriti mevete. Pastaj, e drejtoi nga ne… nga nxënësit e klasës… nga nxënësit e kombeve dhe racave të ndryshme… M’u duk se të gjithëve u pëlqeu shumë. Vetëm kinezit nuk ia shikoja sytë prapa syzave… S’di çfarë mendonte!

Mandej, mësuesja Barbara me admirim e respekt atë Flamur (vizatim,qëndisur bukur) e vuri në mur afër Flamurit Amerikan, përballë nesh, skajë dërrasës së zezë. Mua, mu duk se u gëzua dhe u hijeshua edhe më shumë Flamuri amerikan, mu duk se i qeshnin yjet edhe më shumë… “Eh, – thash mevete, -kur do të ribashkohen edhe Trojet tona iliro-shqiptare! e ta ribëjmë edhe ne Shqipërinë të tërë, as të madhe as të vogël – por, aq sa ishte, aq sa jemi… Një komb,-një gjuhë,-një Shtet,-NJE Shqipëri Etnike: me gjithë botën e lirë e përparimtare mike-besnike me besim në Zot për jetë të jetëve, për lumturinë tonë e të tërë njërëzimit…

… Po, pastaj… aty, në klasë… u fol edhe për historinë shqiptare, të Kosovës e Shqipërisë… për historinë e Flamurit pesëqindvjeçar, që nga Gjergj Kastrioti – SKENDERBEU e këndej – deri më sot, që i njëjti Flamur dorë më dorë e brez më brez u ngritë për herë të dytë, më 28 Nëntor 1912 në qytetin Vlorë nga dora e plakut të ditur e të urtë, Ismail Qemailit, e – që sivjet (pas 87 vjetësh vuajtje e robëri) për herë të parë do të valojë i lirë edhe në Kosovë si në Shqipëri, pa Sërbinë barbare mbi kokë…

– Lavdi dëshmoreve të kombit! Bijëve dhe bijave (trima e trimnëresha), luftëtarë e luftetare të UÇK-së, që këto vite të fundit dhanë jetën për LIRI e FLAMUR… – sikur dëgjova këtë urim, këtë përshëndetje shpirtërore… në thellësi… S’di… E tha ndokush në klasë… apo, e thash unë vetë… Kosova… Shqipëria, Dardania… I L L Y R I A… Por, e di… E di, se më foli shpirti përbrënda mendjes e zemrës nëpër rruzat e gjakut tim në qarkullim krenarisë, dhembje e mallit, këtu, në megrim…

– A dini ta këndoni Hymnin e Flamurit tuaj? – kjo pyetje sikur më pruri në vete, ta kuptojë se jam në klasë… Atëherë, e pashë mësuesen drejt në sy… Ajo, mësusja Barbara Ann, na u drejtua edhe një herë me të njëjtën pyetje…

– ?

Një heshtje e mbuloi klasën nga ne. Filluam ta shikojmë njëri-tjetrin… Pastaj, si me një urdhër u  ngritëm në këmbë gatitu. Dhe, filluam me një zë të përmallur… (që s’mund të përshkruhet me fjalë…):

Rreth Flamurit të përbashkuar

Me një dëshirë me një qëllim…

… kur e përfunduam… sërish, heshtjen e theu mësuesja Barbara Ann. – Very beautiful! Very… Shumë bukur! Shumë bukur! – i tha këto fjalë edhe në gjuhën tonë të ëmbël naimjane, në gjuhën e Perëndisë… dhe, filloi duartrokitjen e para…

E, ne shqiptarët (femra e meshkuj) të gjithë sa ishim në klasë, në ato çaste, kishim hyrë në vetvete, në flamur e histori… Dhe, po rrinim si të zënë në faj që nuk ishim në Kosovë… në Shqipëri… në Trojet tona iliro-shqiptare… po kaq larg… në dhe të huaj… bar, mua kështu më dukej… kur, sërish, zëri I mësueses më zgjoi nga ai ëndërrim e shqetësim I thellë..

– Hajt, thune Hymnin e juaj ju kinezët!

Edhe ata u shikuan mesvete dhe u ngriten në këmbë, e ——- filluan:

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! …

– Bukur, -tha mësuesja. Dhe, duartrokiti. Duartrokitëm edhe ne, sikur të gjithë që durtrokitën edhe për Hymnin e Flamurit tonë.

-Hajt, thuane edhe ju arabët Hymnin e juaj! – iu drejtua mësuesja Barbara Ann atyre dy

nxënësve nga Egjypti…

Edhe ato me dashuri e respekt u ngritën në këmbë dhe e filluan:

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!…

– Shumë bukur, – edhe këtyre u tha mësuesja Barbara dhe të gjithë duartrokitëm.

Pastaj, mësuesja iu drejtua Marisollës… Ajo u ngrit në këmbë… Shikoi përreth… dhe filloi me një zë  të ëmbël, të dhimbshëm e melodik… Një herë ngadalë, e pastaj më me zë… më me zëë… dhe, nga gjysma shpërtheu në vaj… U ul dhe mbuloi fytyrën me duar…

Kur papritmos edhe veten e pashë të shpërthyer në lot… S’u përmbajt më shpirti i duruar…

Shpërthyen në lot edhe të tjerët… Edhe mësuesja Barbara mundohej t’i fshehë lotët para nxënësve të saj…

Sigurisht, secili prej nesh derdhte lotët e fatit të vet…

Më dukej se vetëm mësuesja qante për ne të gjithëve…

Pati, edhe këtu, që disa shpërthyen në gaz… edhe në këso çaste të rënda…

Ani, – thash mevete, duke u përpjekur t’i frenojë lotët dhe mllefin… -Mirë është kur bashkohen edhe lot edhe gaz në këtë jetë, sepse vetëm njëra s’është pasqyrë reale e kësaj jete plot halle në këtë botë të trazuar…

* * *

Na ndjejë, na falë dhe na ndihmo për qëllime të mira, o Zot.

Se, secili për komb e Atdhe të vetin është pasqyrë e tij, është një thermi… një xixë… një lot…

Marisolla që dukej gjithnjë e qeshur, e hareshme, e gëzuar dhe mjaft simpatike, që linte përshtypjen se ajo s’kishte as nuk ndjente asnjë brëngë e pikëllim… Po, Marisolla ishte e vetmja spanjolle që e kishim në klasë. Më vonë kuptova: kishte ardhur para 17 vjetësh në Amerikë. Dhe, asnjëherë s’kishte qenë në Spanjen e saj të dashur e të bukur.

Thanë: se, ishte 17 vjeçare kur erdhi… dhe, ende gjuhën angleze s’e kishte mësuar mirë… Sepse, këtu, në Bronx, si gjuhë e dytë zyrtare numërohet spanjollishtja, mbase që ka shumë emigrantë spanjollë… Por, këtu, megjithatë, Marisolles së lumtur Spanja e dashur e saj gjithmonë do t’i mungojë…

E, ç’të them për ne shqiptarët… Iku edhe ky Nëntor… i dhembjes, pikëllimit e mallit… Iku…!!!…

Tashti jemi në Dhjetor… Secila ditë mund të jetë më ftohtë se tjetra…

E ne, presim… presim ngrohtësinë e Nëntorit tonë… që e gjakojmë për kombin tonë, për Atdheun tonë. Po, po…

Dhe, tash e tutje, unë, në pritjen time… në pritjen tonë, edhe lotët e Marisolles gjithmonë do t’i kujtojë…

Bronx, NY

            Nëntor  1999

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in gervala, klasen, lotet, marisolles, tregim
Meri Lalaj
I Pamëkati

                  Meri Lalaj                                                           Tregim i jetuar I Pamëkati           I Pamëkati e kaloi gjithë jetën në mënyrë të tmerrshme...

Close