Një vështrim si “jashtëradhe”

Përparim     Hysi

Kur të shoh që je e bukur
E ndjej veten si të “ri?!”
Ke parë ti që bëhem “turbull?!”
Turbull, tash, në pleqëri ?!

Kur njeriu zë bëhet plak
Siç jam unë, në moshën time,
Zë e “rihet” pak nga pak
Veç i joshur nga vështrime.

Sado tash s’është i “rrezikshëm”
Se më nuk është “konkurent”
Prej vështrimesh,sado “trishtshëm”
Zë “grefoset”: djalë levent ?!!!

Kapet krejt si një i mbytur
Do shpëtim nga një fillkashte
Edhe unë jam “përtëritur”
Nga vështrimi si “jashtëradhe”

12 prill 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in hysi, jashteradhe, perparim
Përparim Hysi
E shijoni si unë prnaverën ?!

Përparim     Hysi E shijoni si unë pranverën? Lulëzimin e bimëve në fusha? S'e kini si unë "licencën?!" S'e...

Close