Për një mike

Perparim Hysi

Je ende e bukur

Je ende e bukur për t’u vyshkur
Të lutem, mposhte trishtimin !
Ke kohë që po rri mbyllur
Sikur po kërkon “përfundimin”.

Dhimbja kuptohet: është e madhe!
Goditja e beftë : është e rëndë!
Oh, nuk jetohet tërë kohës në “alarme” !
Me miqtë, halli bëhet pëndë.

Nuk je as e para… por as e fundit
Që humbe mikun tënd të çmuar
Jepi fund trishtim përçudit
Ke kohë plot për të jetuar.

Jeto me kujtimin e shtrenjtë
Hidhi kujtimet në shkrime
Ti që ke ditur të mposhtësh rrufetë
S’ke si mbytesh në trishtime.

Vëre mikun tënd përballë
Dhe me të përmjet shkrimesh bisedo.
Ke parë, do të duket si i gjallë.
Trishtimin varrose! Jeto dhe mikun mos harro !
Tiranë, 11 mars 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Përparim Hysi
Erdh pranvera

Përparim Hysi Kur shoh pemët mbushur lule E kuptoj se erdh pranvera Për një çast pranë seç m'u ule Mikja...

Close