PUNË E NDARË

Bardhyl Mezini

I mërzitur sa më s’ka,
I thotë të zotit një ka:
Edhe pse punoj në arë,
S’fitoj gjë, ti mbush hambar.

I kthehet atij fshatari:
Shko mbërtheu te kulari!
Se punët kështu janë ndarë,
Ti në zgjedhë, e unë pronar.

Ty…po s’të pëlqeu hesapi,
Shko se të sqaron kasapi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
bardhyl mezini
KUAJT E QYTETIT

Bardhyl Mezini Iku java, hyn e diela, Me gomar martohet pela. Vendimin e mori vetë, I pëlqente në qytet. E...

Close