Të ecësh jashtë në rrugë i vetëm

Mikhail Yuryevich Lermontov

Mikhail Yuryevich Lermontov

 

 Mikhail Yuryevich Lermontov 

Të ecësh jashtë në rrugë i vetëm

 

Jashtë në rrugë u gjeta në vetmi;

Shtegu i ngushtë vezullonte në errësirë;

Ende është natë.  Shkretëtira vë veshin tek Zoti,

Dhe qiellit fjaloseshin yll me yll.

 

Kupa qiellore shastisur mrekullisë hyjnore

Ndërsa toka fle në aureolë kobalti…

Pse unë ndiej kaq dhimbje dhe  shqetësim?

Pse ushqej në mendje: shpresë, keqardhje?

 

 

Unë nuk shoh shpresë në vitet që vijnë,

Për gjithçka shkoi nuk ka pendim.

Gjithë sa kërkoj është paqe dhe liri!

Të humb veten e të bie në gjumë!

 

 

Por jo gjumin e akullt të varrit…

Unë do të pëlqeja gjumin e përjetshëm

Dhe jeta me forcë në gjoksin tim të kotet

Thith e nxir frymëmarrjen butësisht;

 

 

Netëve dhe ditëve, do të lehtësohet dëgjimi  

Nga zëri i ëmbël i këngëve për dashurinë.

Dhe mbi mua, mes gjelbërimit të përhershëm,

Druri i errët i lisit do përkulet me shushurimë.

Përktheu: Dhori Thanasi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Theofan Stilian Noli
PLAK TOPALL DHE ASHIK

    Theofan Stilian Noli PLAK TOPALL DHE ASHIK   Dale, moj, se kam një fjalë, Se më rjedhin djersët...

Close