TONI DOVOLANI

KOZETA ZYLO

Toni Dovolani, ylli shqipataro-amerikan, qe po shkelqen ne nje nga showt me te pare te Amerikes, “Dancing with the stars” ne kanalin ABC
Ndersa rri e ulur prane TV, ne shown me te pare ne Amerike, cdo te hene dhe te marte, se bashku me nje grup shqiptaro – amerikan, emocioni dhe ngazellimi per kete superstar na ngerthen te gjitheve, kush e kush te telefonoje me pare per Jane dhe Toni.
Profesionisti dhe valltari i disa cmimeve boterore, Toni Dovolani e ka ngritur shume lart emrin e Shqiperise dhe te Kosoves, ai vallezon dhe me shqiponjen dy krenore, ku partneret e tij teper te njohura, aktore, kengetare, yje te artit, vishen ne mendafshin e vallezimit kuq e zi, duke respektuar ngjyrat aq te dashura te Flamurit, Tonit dhe te gjithe Shqiperise.
Sa here fillon sezoni “Dancing with the stars” ne nje nga kanalet me te para per publikun amerikan, ne ABC, ku ndiqet nga miliona amerikane, qe ne mengjes I kujtoj koleget e mia amerikane, dhe shperndaj flyer tek studentet, per te rikujtuar se Toni Dovolani do te kercej sot perseri me Jane Seymour, fituese e cmimeve Emmy dhe Globi I Arte, si nje nga aktoret, shkrimtaret, me ne ze ne Amerike dhe me gjere.
Te nesermen pas showt vazhdojme diskutimet, dhe shumica e tyre jane te dashuruar pas ketij cifti, sa nje studente teper e talentuar ne vallezim, dhe qe jep leksione nje here ne jave se si e vallezojme, kerkoi qe ne mbrojtjen e dipllomes me shkollen e saj, ta ftojne ne kete darke ku jam e sigurte qe te 3000 studentet e shkolles se mesme ketu ne Staten Island, do te marrin pjese ne kete ngjarje speciale, le te shpresojme.
Eshte e cuditshme se gjate sezonit te vallezimit, Tonit i ndodhin me partneret e vallezimit, probleme qe e detyrojne djaloshin simpatik te nderprese garen.
Keshtu ne sezonin e kaluar, kengetarja e famshme, Sarah Evans e beri publike divorcin e saj dhe e kishte te pamundur te vallezonte dhe te vazhdonte garen me tej.
Kur prezantuesi i showt e pyeti qe si ndihet Toni sot qe nuk do ta vazhdoje garen, ai me nje elegance dhe ne menyre teper njerezore u pergjigj: Familja eshte shume e rendesishme, keshtu qe deshiroj per Saren ta kaloj kete problem te mprehte sa me qetesisht.
Salla duartrokiti me shume respekt per kete pergjigje serioze dhe te kulturuar.
Ndersa ne sezonin e fundit aktores Jane Seymour, I vdiq nena papritur dhe detyrohet qe te lere shown dhe te shkoje ne varrimin e nenes se saj te dashur.
Ajo kthehet perseri ne vallezim me yjet, pra ne gare, dhe vallezimin ja kushtoi nenes se saj ne shenje kujtimi dhe dashurie per te.
Ajo u shpreh se gjeta menyren me perfekte per te nderuar shpirtin e nenes sime.
Suksesi i ciftit javen e kaluar ishte ne nivelin e larte, ku dihet qe ka filluar skualifikimi i cifteve te tjere.
Cila eshte Jane Seymour
E lindur ne Londer te Anglise nga prinder polake dhe gjermane, arriti qe te behet nje nga aktoret me te njohura ne Amerike dhe bote.
Ajo ka nje karriere te gjate ne film dhe TV.
Ka fituar cmimin prestigjioz Emmy dhe Globi i Arte.
Filmat qe ka luajtur:
Live and let die, Sinbad and the eye of tiger, Battlestar Galactica, Somewhere in Time, The scarlet Pimpernel, Lassiter, Head office, War and remembrance, Quest for Camelot,
Wedding Crashers, Serilai televiziv, Queen of the Mini Series, e cila i ka dhene nje emer te vecante si princesha e mini serive.
Eshte nje aktiviste e shquar ne ndihme te femijeve te paprivilegjuar dhe te abuzuar ne bote.
Ajo ngre lart zerin e gruas, zerin e aktores, te shkrimtares, duke e vene ne sherbim te njerezimit famen e saj.

Fama e Toni Dovolanit si superstar i vallezimit ne sherbim te Kosoves dhe Shqiperise

Te gjitha partneret e vallezimit ne shown me te famshem ne Amerike, “Dancing with stars” jane shprehur para miliona shikuesve, per djaloshin shqiptar, se ka nje durim te tejskajshem per t’i stervitur, ne trainimin qe ju ben, por dhe me nje butesi femerore kane thene:
I love this man!
Kampioni i Ritmit Boteror Toni Dovolani, qe e ka fituar kete trofe ne vitin 2005 po cmend 3 gjyqtaret e kercimit profesionist, por dhe publikun me levizjet e tij sa delikate aq dhe burrerore.
Ai eshte i njohur me leksionet qe i ka dhene aktores hollivudiane Jenifer Lopez, kur ai vete aktroi ne rolin e nje djali latin.
Qe ne moshe te vogel, i marr prej dore nga prinderit e tij ne dasma, ne ceremonira familjare dhe shoqerore, fal talentit te tij ai mesoi vallet e mrekullueshme te Dibres dhe te Kosoves, dhe ne moshen 14 vjec ai mberrin ne Amerike.
Ai ketu po jeton endrren e kahershme, endrren qe tashme eshte realitet ne syte e publikut amerikan dhe boteror, duke mahnitur me vallezimet dhe levizjet e tij boten e artit dhe publikun e gjere, qe e duartroket me ovacione te fuqishme.
Pra le te votojme per Toni Dovolanin, per kete superstar shqiptar qe po vallezon me yjet e Hollivudit, dhe qe famen e tij po e ve ne sherbim te Kosoves dhe te Memedheut tone te shumevuajtur!
Votoni per Tony Dovolanin
Jane and Tony
1800-868-3406

FotjonArt , 2007-10-16

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Blerim Kasneci
NË VETMI

BLERIM KASNECI Në vetmi e vras heshtjen Në vetmi kam gëzim Në vetmi marrë penën Dhe zhytem në ditarin tim....

Close