ZOGU I TRISHTUAR

zogu i trishtuar

zogu i trishtuar

 Elsa Touska

ZOGU I TRISHTUAR

 

Një zog i trishtuar i heshtur i frikësuar

Në dritaren time ka qëndruar

E shoh të plagosur dhe krahët përpëlit

I hap dorën time për të e bëj fole

E mbaj në pëllëmbë dhe pa pat frikë

U mblodh dhe zuri vend

Sikur të qe me nënëzogën e vet

I pëshpërit se dhe unë dikur

Kam qenë po kaq e pulitur

Prej botës braktisur

Harruar dhe fillikat…

Dhe kurrkush pëllëmbën nuk ma zgjat

I them mos ki frikë

Do gjesh forcë për të fluturuar…

Ashtu si dhe unë dikur kur isha e trishtuar

Qielli i kaltër po të thërret miku im i vogël

Hapi krahët dhe bëhu i fortë në jetë

Mirupafshim zogthi im

Hapi krahët dhe qiellin pushto

E mbase kur të lodhesh ndonjë ditë

Pa mëdyshje në ballkonin tim ndalo!!!

22 Maj ora 18-15

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in elsa, frikesuar, heshtur, touska, trishtuar
Elsa Touska
Natën në mesnatë

Elsa Touska Natën në mesnatë Kudo errësirë Dhoma në heshtje... Dritarja hapur Perdet luajnë valsin e erës Dhe mendja është...

Close